New book about 19th century Albanian history by Daut Dauti

New book about 19th century Albanian history by Daut Dauti

The Anglo Albanian Assosiastion (AAA) and Albanian Embassy in London two days ago organised a new book launch “The Albanian Question in British Diplomacy, 1877-1880” written by Daut Dauti.

The book was introduced by AAA’s president, Noel Malcolm.

For the moment, the book is available only in Albanian.

New book about 19th century Albanian history by Daut Dauti

Promovohet në Londër libri i ri i Daut Dautit

Para dy ditësh Shoqata Anglo Shqiptare së bashku me Ambasadën Shqiptare në Londër promovuan librin “Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877 – 1880” të autorit Daut Dauti.

Libri paraqet qëndrimin e diplomacisë britanike ndaj zhvillimeve të rëndësishme politike dhe ushtarake të shqiptarëve gjatë këtyre viteve. Nga këndvështrimi britanik në libër ofrohet edhe gërshetimi i qëndrimeve dhe aktiviteteve të diplomacive të Fuqive të Mëdha dhe Perandorisë Otomane në lidhje me çështjen shqiptare gjatë kësaj periudhe të rëndësishme gjatë së cilës zuri fill nacionalizmi shqiptar. Libri është tërësisht i bazuar në dokumentet e Foreign Office-it, Parlamentit Britanik dhe Bibliotekës Britanike.

Recenzenti Dr. Blerim Reka, pro rektor në UEJL dhe ish ambasador i Maqedonisë në Bruksel, në parathënien e këtij libri e ka vlerësuar lartë punën hulumtuese-shkencore të autorit dhe rëndësinë që do ta ketë kjo vepër jo vetëm për historinë dhe diplomacinë e shqiptarëve por edhe më gjerë. Libri është duke u prezantuar nga botuesi në Panairin e Librit në Tiranë ku është duke u vërejtur një interesim i madh për te.

Libri ka 630 faqe dhe ilustrohet me disa dhjetëra harta dhe dokumente, të cilat, sikur edhe pjesa dërmuese e materialit në libër, janë të pabotuara më parë. Libri ndahet në katër kapituj ku paraqiten zhvillimet e ngjarjeve ne katër vilajetet shqiptare të asaj kohe.