
Shqiptarë të Londrës gjatë ngjarjes zgjedhore “London Citizens Mayoral Assembly 2016” të mbajtur me 28 prill 2016 në Londër
Sot po mbahen zgjedhjet për 124 komunat e Anglisë, parlamentin skozec, kuvendin e Uelsit dhe kuvendin e Irlandës Veriore.
Do të votohet për kryebashkiakët e rinjë të Londrës, Bristolit, Liverpulit dhe Salfordit, së bashku me zgjedhjet plotësuese në Ogmor dhe Shefild Brajtsajd.
Gjithashtu sot do të zgjedhen komisionerët e policisë dhe krimit në Angli dhe Uels.
Pikat zgjedhore janë hapur sot në ora 7 të mëngjesit dhe do të rrijnë të hapura deri në ora 22:00.
Zgjedhjet e sotshme janë testi më i madh i opinionit politik para zgjedhjeve gjenerale, që janë caktuar të mbahen në vitin 2020.