Në kuadër të përgatitjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjet për organizimin e zgjedhjeve lokale 2017, mërgimtarët e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit mund ta  shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale.

Që diaspora të votojë në këto zgjedhje, janë disa kushte që duhet plotësuar dhe duhet respektuar afati kohor për aplikim. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se Periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës ka filluar më 16 korrik dhe përfundon më 23 gusht.

Si mund të votoni nga jashtë vendit? 

Për qytetarët që e kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës

Formulari II

Për ata që nuk e kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës sipas Ligjit për Shtetësi.