Nente shqiptaret e shpetuar nga ekipet e shpertimit britanik, deri sa tentuan te kalojne ilegalisht nga Franca ne Angli me 31 janar 2018

Nëntë shqiptarët e shpëtuar nga ekipet e shpëtimit britanik, derisa tentuan të kalojnë ilegalisht nga Franca në Angli, me 31 janar 2018

Para tre ditësh nëntë shqiptarë, në mesin e tyre edhe një femër, u shpëtuan nga mbytja deri sa po tentonin të kalonin në Britani nga Franca, me një anije gome, në detin e fryrë nga fryma që shkonte 80km në orë.

Dikush nga ta thirri numrin e emergjencës 999, dhe menjëherë u dërguan që t’i shpëtojnë dy anije shpëtimi dhe një helikopter, deri sa ata ishin rreth 35km larg bregut jugor të East Sussex-it.

Të shpëtuarit menjëherë iu dorëzuan Forcës Kufitare britanike dhe dy nga ata u arrestuan nën dyshimin e kontrabandës së qenjeve njerëzore. Sipas Home Office-it të gjithë të shpëtuarit janë nga Shqipëria.

Sipas disa burimeve, del se kontrabanduesit kërkojnë deri £13,000 për person, që t’i kontrabandojnë me anije në Britani

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarët shpëtohen duke e kaluar ngushticën detare në mes Francës dhe Anglisë. Në maj të vitit 2016, 18 shqiptarë u shpëtuan nga anija e gomës e cila po fundosej në bregun e Kent-it, më vonë po gjatë atij muaji, 17 të tjerë u kapën në kuvertën e një jahte në West Sussex.

Burimi:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-5342139/The-nine-Albanians-rescued-Channel.html