Dënohet me burg shqiptari, i cili u zu me patentë shoferi bullgare falso

Aurel Matmuja, i cili jeton në Carmarthenshire, Uels të Britanisë, u dënua më nëntë muaj burg, të suspenduar për 12 muaj, pasi që u zu me patentë shoferi falso bullgare nga DVLA.

Ky biznismen shqiptar, pasi dështoi disa herë që ta kalonte testin e shoferit në Britani, fluturoi në Bullgari ku bëri një patentë falso të cilën tentoi ta transferonte në patentë britanike, por gjatë procesit u zu nga punonjësit e DVLAsë.

Përpos dënimit të lartëpërmendur, Matmuja duhet të bëjë edhe 150 punë pa pagesë, dhe të paguaj £1,200 për harxhimet e gjyqit.

Burimi:
https://www.walesonline.co.uk/news/local-news/man-flew-bulgaria-buy-fake-14390447

 

Kapet në video momenti dramatik i zbulimit të fermës shqiptare të kanabisit në Gloucestershire të Anglisë

TV nikoqiri kontroversal, Jeremy Kyle, shoqëron policinë deri sa ata zbuluan një fermë kanabisi me vlerë prej £100,000 në një shtëpi të Gloucestershire-it në Angli.

Videoja në fjalë është incizuar në tetor të vitit të kaluar dhe ka të bëjë me luftën e policisë britanike kundër kriminelëve shqiptarë që merren më këtë formë të krimit.

Gjatë këtij operacioni u zunë këta shqiptarë:
Elis Gashi, 32; Dardan Hoxhaj, 22; Dritan Muhametaj, 27; Kreshnik Muja, 20; Ardit Agaj, 27; Gurgen Nikoci, 21; Bardhyl Arifaj, 33; Aranit Kasaheri, 34; Jeton Muja, 26.

Burimi:
http://www.dailymail.co.uk/news/article-5482977/Dramatic-moment-Jeremy-Kyle-joins-police-cannabis-raid.html

 

Arrestohet shqiptari në vendin e gjarjes që ishte kapluar nga zjarri

Një shqiptar u arrestua ë vendin e ngjarjes që ishte kapluar nga zjarri në Whitton, për të cilin dyshohet se ka hyrë në Angli ilegalisht.

Zjarrëfikësit e Londrës ishin alarmuar kur zjarri kishte kapluar një shtëpi dhe garazhën e saj të cilat u shkatërruan tërësisht, me 8 mars në ora 11 të mëngjesit.

Policia e arrestoi shqiptarin në vend të ngjarjes nën dyshimin se kishte tentuar ta thyente një makinë, dhe gjatë intervistës policore u kuptua se ai gjithashtu kishte hyrë në Britani ilegalisht.

Shkaqet e zjarrin janë ende duke u hulumtuar.

Burimi:
http://www.richmondandtwickenhamtimes.co.uk/news/16076708.Man_arrested_at_scene_of_fire_in_Whitton/

 

Striptiz klubi në Birmingham, që akuzohet për drogim dhe plaçkitje të musafirëve, ka lidhje me krimin e organizuar shqiptar

Në korrik të vitit të kaluar policia e Birminghamit në Angli, lëshuan një raport ku thuhet se në striptiz klubin Legs 11, që nga viti 2013 rreth 17 njerëz u mashtruan me një shumë totale prej £93,042. Policia gjithashtu thanë se hulumtimet e tyre çojnë kah lidhjet e këtij klubi me krimin e organizuar shqiptar.

Burimi:
https://www.vice.com/en_us/article/bj5m8a/the-strip-club-accused-of-drugging-and-robbing-its-customers

 

Dy të arrestuar, që dyshohet të kenë vrarë shqiptarin Jozef Boci, pas një sulmi brutal në jug të Londrës

Një shqiptar, Jozef Boci, vdiq me 23 shkurt, gjashtë ditë pas plagëve të marra nga një sulm brutal nga një grup njerëzish. Sulmi ndodhi në Greenwich High Road të Londrës

Dy meshkuj, të moshës 20 dhe 21, u arrestuan në lodhje me këtë vrasje dhe ende janë në paraburgim

Nëse keni ndonjë informatë në lidhje me këtë krim thirrni policinë në 020 8721 4868.

Nëse dëshironi që të ipni informata në formë anonime kontaktoni Crimestoppers në 0800 555 111 apo online në crimestoppers-uk.org

Burimi:
https://www.croydonadvertiser.co.uk/news/croydon-news/two-arrested-suspicion-murder-after-1258693