Foto ilustruese per ata qe nuk shikojne (te verberit, verbrit)

Kemi kënaqësinë të ju njohtojmë për realizimin e projektit të tretë bëmirës për këtë vit.

Basketistat, në bashkëpunim me Klubin Rotarian Prishtina-Dardania, i kanë dhuruar Shoqatës së të Verbërve të Kosovës një pajisje elektronike e cila mundëson konvertimin e tekstit nga telefonat e mençur dhe tabletat në shenja të Brajit. Kjo pajisje do të vendoset në lokalet e Bibliotekës Kombëtare dhe do të jetë e qasshme për anëtarët e shoqatës, e posaçërisht për studentë për të cilët shpresojmë do të jetë një ndihmë e madhe.

Kohë më parë, Basketistat ia dhuruan Institutit të nxënësve që nuk shikojnë ‘Ramazan Kabashi’ në Tiranë një pajisje për incizimin e audio-librave, si dhe e realizuan aksionin e tyre të përvitshëm duke i ndihmuar 60 familje në Kosovë me pako ushqimore

Fillimisht publikuar në:
https://www.facebook.com/groups/basketistat/