Eagles United FC, London

Eagles United FC, London

Eagles United FC (EUFC) organizon kamp futbolli me 18 dhe 19 Maj 2019 për lojtarët që janë të lindur në vitet 2003, 2004 dhe 2005. Kampi dy ditor do të organizohet në Londër ku do të jenë prezent edhe selektorët e këtyre moshave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të cilët janë në kërkim të talentëve në Britani të Madhe për përfaqësuesen e Kosovës U15.

Kriteret për pjesëmarrje në kampin e futbollit janë si vijojnë:

  • Të gjithë të interesuarit duhet të plotësojnë formën e bashkangjitur nga FFK (kliko këtu) deri me 1 Mars 2019 dhe të bëjnë pagesën prej £20 në xhirollogarinë e EUFC.
  • Numri i xhirollogarisë: Eagles United Football Club, NATWEST Bank, Account Number: 66170486, Sort Code: 515010 (referencë pagese duhet të jetë emri i fëmiut që do të jetë pjesë e kampit të futbollit).
  • Në pranim të dokumentacionit dhe pagesës, EUFC do të ju ftoj të merrni pjesë në para regjistrim (sipas kërkesës së FFK-së) i cili do të mbahet me 17 Mars 2019 në Childs Hill Park, London, NW11 8NL prej orës 10AM – 4PM dhe do të bëhet nga trajnerët e EUFC në baza meritore.
  • Nëse fëmiu juaj është i suksesshëm gjatë para regjistrimit, ju do të ftoheni përsëri për pjesëmarrje në kampin dy ditor ku selektorët e FFK-së në bashkëpunim me trajnerët e EUFC do të organizojnë gara të ndryshme për femijët dhe do të analizojnë aftësitë e tyre në fushë. Pagesa për këtë kamp dy ditor do te jetë £50, duhet të kryhet deri më 15 Prill 2019 në xhirollogarinë e lartëshënuar, dhe kampi do të mbahet me 17 dhe 18 Maj 2019 në Childs Hill Park, London, NW11 8NL prej orës 10AM – 4PM.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje duhet të lajmërohen në eaglesunitedeufc@gmail.com apo numrat që vijojnë:

Mr Arben Hyseni
EUFC Club Secretary
Tel: +44 7717 416 710

Mr Veton Mejzini
EUFC Head Coach
+44 7788 522 686

Forma per aplikim: https://www.eaglesunitedfc.net/wp-content/uploads/2019/02/FFK_forme_regjistrimi.pdf