Posteri i filmit Kesulat

Posteri i filmit Kesulat

Kur: 4 nentor 2017, Ku: Princesse Ann Cinema, at BAFTA, 195 Piccadilly, London,  Ora: 19:30

KËSULAT është një film i cili pasqyron jetën e dy familjeve, një shqiptare dhe një sërbe – shokë dhe fqinjë, të cilat i ndanë lufta në Kosovë në vitin 1999.

Bislim Muqaj është një aktor shumë i mirënjohur nga Kosova i cili ka interpretuar role prej më të ndryshmeve dhe tani është në kulm të karrierës së tij.

May-Linda Kosumovic aktore e re, shumë e talentuar, e adhuruar dhe e mirënjohur jashtëzakonisht për publikun shqiptar. Ka interpretuar role të shumta filmike, televizive dhe teatrale
të cilat i kanë sjellur edhe çmime si aktorja më e mirë nëpër festivale të numërta.

Selman Jusufi është një aktor shumë i njohur në teatër. Gjithashtu ka interpretuar role në filma ndërkombëtar.

Ismail Kasumi është një aktor i ri dhe shumë i talentuar. Ka një përvojë teatrale dhe televizive, gjithashtu ka luajtur rolin kryesor të videoklipit “Faith no more”.

For further info, please visit:
www.kesulat.com
www.facebook.com/kesulat