Olta Dodaj

Olta Dodaj

Policia e Republikës së Irlandës, Gardai, kanë apeluar tek komuniteti shqiptar në Irlandë që t’u ndihmojnë në gjetjen e të resë shqiptare të humbur.

Policët e Newbridge-t në Kildare po kërkojnë ndihmë nga publiku në gjetjen e Olta Dodajt, 17 vjeçe, e cila është zhdukur me 11 prill rreth orës 14.45.

Olta përshkruhet të jetë e gjatë 160cm, me trup mesatar, me flokë të gjatë dhe sy bojëkafe. Herën e fundit që është parë kishte të veshur një xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe patike Converse.

Gardai apelojnë që kushdo që e ka parë Oltën apo mund të ndihmojnë në gjetjen e saj duhet të kontaktojnë stacionin policor në: Newbridge në 045-440180, Linjën Konfidenciale të Gardait 1800 666 111 apo çdo stacion të Gardait.

Burimi:
https://www.irishmirror.ie/news/irish-news/olta-dodaj-missing-newbridge-kildare-12367505