Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD)

Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD)

Para tre ditëve Kuvendi i Shqipërisë vendosi ndryshimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Vota e shtetasve shqiptarë jashtë vendit tashmë do të garantohet njësoj si për shtetasit shqiptarë që do të votojnë në Shqipëri.

Ndryshimet janë produkt i konsensusit midis mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Politik dhe aktivizmit të KKDsë (Këshillit Koordinues të Diasporës).

Njëra nga anëtaret e KKDsë, avokatja Brikena Muharremi e cila jeton dhe vepron në Londër, në postimet e saja në Facebook tha: “Lajm i mrekullueshëm! E drejta e votës për shtetasit shqiptarë në diasporë u miratua në Kuvend! Kjo është arritje e madhe për diasporën shqiptare, moment të cilin ajo e ka pritur me dekada!
Urime diasporë, urime Shqipëri! Ky është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe demokracinë! Falemnderojmë të gjithë ata që na mbështetën dhe që na mbështesin në këtë rrugëtim. Së bashku arritëm një të drejtë e cila është kërkuar nga shumë gjenerata.”

Anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD) ndër të tjera para një muaji zhvilluan edhe një mbledhje online me Kryeministrin, z. Edi Rama, për të diskutuar mbi të drejtën e votës për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Vegëza:
https://www.zeri.info/aktuale/359496/kkd-ja-fiton-betejen-me-tiranen-zyrtare-diaspora-merr-te-drejten-per-te-votuar/
https://diasporashqiptare.al/2020/07/23/ndryshon-kodi-zgjedhor-shqiptaret-jashte-vendit-fitojne-te-drejten-per-te-votuar
http://www.keshillikoordinuesidiaspores.com/

%d bloggers like this: