Vota e Diasporës, zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave në Kosovë, nëntor 2017

Vota e Diasporës, zgjedhjet Lokale për Kryetar të Komunave në Kosovë, nëntor 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke organizuar procesin zgjedhor për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetar të Komunave, që do të mbahen me datën 19 nëntor 2017.

Të gjithë votuesit jashtë Kosovës, të cilët kanë aplikuar suksesshëm për regjistrim për Zgjedhjet Lokale, përgjatë datave 16 korrik 2017 deri më 23 gusht 2017, kanë të drejtë që të votojnë për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, për ato komuna që janë në balotazh.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave do të mbahet me datën 19 nëntor 2017.

Nëse jeni regjistruar si votues i suksesshëm nga jashtë Kosovës për komunat përkatëse, ju njoftojmë se ju, mund të votoni për kryetar të komunave, në të cilat do të ketë raund të dytë NËSE emri i juaj gjendet në listën e votuesve jashtë Kosovës për komunën përkatëse në të cilën do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve.

Raundi i dytë i zgjedhjeve (balotazhi) do të zhvillohet në këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot.

Për më shumë, për ta verifikuar veten tuaj, se për cilin komunë jeni regjistruar suksesshëm për të votuar, klikoni/kopjoni në këtë link: http://www.kqz-ks.org/Uploads/Documents/Lista%20votuesve%20jashte%20Kosoves_2017_ueomhbjwai.pdf

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, pakon për votim që përmban: fletëvotimin për kryetar komune, udhëzimin se si të votohet, zarfin kthyes me adresë të KQZ-së dhe zarfin e fshehtësisë, e ka nisur përmes postës në adresën tuaj ku jetoni.
Duke qenë se koha është e shkurtër në pranimin e materialeve për votim që dërgohet nga ana e KQZ-së dhe dërgimin e materialeve nga ana juaj për në adresën e KQZ-së, ju lusim që pakon me fletëvotime ta dërgoni para se të ju vie pakoja e KQZ-së përmes dërgesës postare në adresën tuaj ku banoni.

Për ta shkarkuar fletëvotimin përkatës të komunës së Republikës së Kosovës, ku ju jeni regjistruar për të votuar si votues jashtë Kosovës dhe në të cilën do të organizohet raundi i dytë i zgjedhjeve, ju lusim që të klikoni/kopjoni në linkun: http://www.kqz-ks.org/sq/fletevotimet-per-raundin-e-dyte-te-zgjedhjeve-per-kryetar-komune-2017

Për t’i ndjekur udhëzimet dhe informatat e përgjithshme ju lusim që të klikoni/kopjoni në këtë link: http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit

ME RËNDËSI:

1. Në zarfin e kthimit që duhet të përmbajë adresën poshtë, në këndin e djathtë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Jashtë Kosovës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës, futeni kopjen e dokumentit të identifikimit valid (me afat).
2. Në zarfin e fshehtësisë ose në zarfin e pashënuar ju duhet ta fusni vetëm fletëvotimin e shënjuar (në të cilin keni votuar) për kryetar komune. Pastaj, mbylleni zarfin e fshehtësisë ose zarfin e pa shënuar dhe futeni në zarfin e kthimit.
3. Ju, përmes postës e dërgoni zarfin e kthimit që përmban brenda, veçmas kopjen e dokumentit identifikues me afat dhe veçmas zarfin e fshehtësisë.

Pakoja e juaj e personalizuar për votim duhet pranuar në kutin postare: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Jashtë Kosovës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Kjo pako duhet të pranohet nga KQZ-ja, më së largu deri me datën 17 nëntor 2017.