Shoqata jo-formale ‘Basketistat’ edhe këtë vit, sikurse edhe 10 vitet e fundit, mblodhën para për të varfërit e Kosovës, gjatë festimit të tyre tradicional të 28 nentorit në Londër. Gjatë kësaj mbrëmje u mblodhën më shumë se £5000, me të cilat pritet që të ndihmohen më ushqime më shumeë se 100 familje skamnorësh.

Para një jave, u mbajt edhe një mbrëmje tjetër bamirëse në Londër e moton ‘Beso në Familje”, kësaj rradhe e inicuar nga organizata që drejtohet nga Zonja Adelina Badivuku, “Total Family Coaching”, dhe rreth £10,000 që u mblodhën, do t’i jipen Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.

Zonja Adelina ndër të tjera tha: “ Ideja që ta ndihmojmë këtë qendër lindi gjatë vizitës që ekipi i Total Family Coaching i bëri kësaj qendre në tetor të këtij viti kur si projekt vullnetar, ne e dërguam në tërë Qendrat e Kosovës trajnimin profesional “Parandalimi i Vrasjes së Heshtur”. Gjate kësaj vizite u shokuam nga gjendja në të cilën ishte kjo qendër, dhe vështërsitë e mëdha ekonomike që i kishte ekipi i kësaj qendre. Është i rrallë rasti kur strehimoret për sigurinë e viktimave të dhunës në familje nuk financohen nga shteti, por fatkeqësisht në Kosovë këto qendra ende janë të varura nga fondet e organizatave ndërkombëtare dhe duhet të kërkojne fonde në vazhdimësi.”