My Place Soho - Londer

My Place Soho – Londer

Shqiptarët kanë pushtuar edhe njëherë ballinat e gazetave në Angli. Në kryeqytetin mbretëror, Londër, shqiptarët jetojnë në numër të madh. Secili prej tyre ka një vend ku mëngjesin e fillon me kafe, apo kohën e çajit që anglezët nuk e humbin, e kalojnë në atë kafene. Për këtë, dy djem nga Kosova, Sam Maqedonci dhe Dini Shahini kanë hapur kafenenë me emrin “My Place”.
Agnesa Sejdiu

“My Place” i shumë shqiptarëve, pa përjashtuar edhe londinezët, ka një njohje të gjerë. Ai arriti që të zgjidhet kafeneja më e mirë e vitit, në edicionin e tetë të London Lifestyle Awards, i cili u mbajt në mbrëmjen e 14 nëntorit, me një ceremoni mahnitëse.

Shërbimi, kafeja, ushqimi dhe kualiteti janë të veçantat që i sollën po këtë çmim për herën e dytë, projektit të dy shqiptarëve i cili shërben si kafene dhe bar/restaurant.

Sytë të mbeten në atë lokal, pasi edhe enterieri të lë shije të mirë. Ai është një gërshetim pothuajse human mes drurit, hekurit dhe “lloqit”.

Lexo artikulln komplet ketu:
https://ndertimi.info/kafeneja-me-e-mire-ne-londer-si-nje-cope-kosove-ne-angli-e-gjitha-produkt-kosovar/