Zt Fahri Seljmani, mjek i emergjencës në North Middlesex University Hospital në Londër, në intervistën e dhënë për ALBUK TV, thekson se edhe emigrantët e pa pajisur me dokumente, si çdo kush që ndodhet në Britani, duhet t’i përmbahen rregullave të publikuara nga NHS.

“Edhe emigrantët e parregullt në Britani, në rast komplikacionesh nga Covid-19, kanë të drejtë të kërkojnë ndihmën e shëndetit publik’, tha ai.

Britania po përballet me numër në rritje të të infektuarve nga koronavirusi, ndërsa numri i të vdekurve në 24 orët e fundit është dyfishuar, nga 11 sa ishte numri të vdekurve, ka shkuar në 21. Të vdekurit janë mbi moshën 60 vjeçare dhe të gjithë kishin probleme të mëparshme shëndetësore.

Burimi:
https://albuktv.com/portal/2020/03/dr-fahri-seljmani-emigrantet-do-te-trajtohen-si-te-gjithe-qytetaret-britanike/

%d bloggers like this: