Labinot Sherifi mberrine ne Prishtine
Labinot Sherifi mberrine ne Prishtine

Labinot Sherifi ka bërë mbi 3000 kilometra rrugë me biçikletë nga Londra për të ardhur në Prishtinë. 33 vjeçarit i janë dashur 33 ditë të tëra për ta bërë këtë rrugë të gjatë maratonike duke përshkuar shtetet kryesore të Evropës që nga Anglia duke kaluar nëpër Holandë, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani, Zvicër, Itali, Shqipëri dhe më në fund i vetëm me biçikletën e tij ka mbërritur para dy ditësh në Prishtinë.

Në sheshin “New Born” të kryeqytetit kishin dalë për ta pritur dhjetëra miq dhe familjarë të cilët me brohoritje e përqafime i uruan mirëseardhje.Aty ndodheshin edhe prindërit e tij të cilët e përqafonin birin e tyre dhe nuk mund t’i ndalnin lotët nga gëzimi që biri i tyre ka ardhur shëndosh e mirë në Kosovë me biçikletë nga Anglia e largët.

Lexo më shumë këtu:
http://indeksonline.net/kosovari-vjen-nga-anglia-me-biciklete-video-foto/