Perparim Rama dhe pallati i ndërtuar në vitin e largët 1538 nga Henri VIII qe do te renovohet nga 4M Group

Perparim Rama dhe pallati i ndërtuar në vitin e largët 1538 nga Henri VIII interiori i te cilit do te dizajnohet nga 4M Group

Bëhet fjalë për një Pallat të ndërtuar në vitin e largët 1538 nga Henri VIII.

Në këtë lokacion origjinal ku dikur ekzistonte Pallati i Madh Tudor, sot ekziston Oatlands Park Hotel, një hapësirë me vlerë historike. E po këtë pjesë të bukur do ta zbukurojë me idetë e tij arkitekti Përparim Rama.

Rama dhe ekipi i tij janë caktuar të rregullojnë hapësirat e interierit në këtë lokacion. Oatlands Park Hotel, një bukuri natyrore, gjendet 20-të minuta larg Heathrow Airport në Longford të Anglisë.

“Jemi caktuar të dizajnojmë hapësirat e interierit të kësaj ndërtese historike, të vendosur në vendin origjinal të Pallatit të Madh Tudor” ka shkruar arkitekti në rrjetin social Facebook.
Ky është një vend perfekt për festime, ahengje e konferenca, ka hapësirë për relaksim dhe për kohë të lirë dhe pjesën e akomodimit e cila nuk mbetet prapa në këtë vend magjik dhe të gjelbëruar, shkruan KultPlus.

Arkitekti i njohur kosovar Përparim Rama ka fituar disa çmime ndërkombëtare për punën e tij të shkëlqyer.

Burimi:
http://www.kultplus.com/arti-pamor/arkitekti-perparim-rama-dhe-ekipi-tij-te-dizajnojne-parkun-e-njohur-ne-angli/