Kryeministresha Theresa May

Kryeministresha Theresa May

Kryeministresha e Britanisë, Theresa May ka raportuar para deputetëve britanikë në lidhje me vendimin e saj që Britania e Madhe të marrë pjesë në sulmet ajrore ndaj Sirisë.

Duke iu përgjigjur liderit të Partisë Laburiste në Britani, Jeremy Corbin, May tha se pikërisht qeveria e fundit laburiste kishte ndërhyrë në Kosovë me arsyetimin e zbutjes së vuajtjeve humanitare.

May ka vazhduar të këmbëngulë se veprimi për ndërhyrje ishte i duhur.

Ajo është përballur me kritika të shumta për pjesëmarrje në këto sulme, sidomos nga partitë rivale në opozitë.