Kori i Filarmonisë së Kosovës

Kori i Filarmonisë së Kosovës

6 maj 2018, 18:00, Christ Church, St Leonards-on-Sea, Silchester Road, Saint Leonards-on-sea, Hastings, TN38 0JB
7 maj  2018, 18:30, St Mary-at-Hill Church, Lovat Lane, London EC3R 8EE

Publiku anglez për herë të parë do të ketë rastin të dëgjojë Korin e Filarmonisë së Kosovës. Pjesëtarët e këtij ansambli, për tri ditë me radhë do të shpalosin dy programe të ndryshme në Angli.

Me datën 5 të muajit maj do t’i bashkohen Korit dhe Orkestrës së Filarmonisë së Hastingsut për interpretimin e veprës “Requiem” të Verdit nën drejtimin e dirigjentit brazilian Marcio da Silva, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas këtij koncerti, Kori do t’i ketë edhe dy paraqitje të tjera me program, i cili ngërthen në vete vepra të tri gjeneratave të kompozitorëve shqiptarë, e po ashtu edhe vepra të kompozitorëve botërorë.

Me këtë paraqitje në Britani të Madhe, Kori i Filarmonisë së Kosovës do të prezantojë vepra të kompozitorëve, si Lorenc Antoni, Gjergj Danush Llapacaj, Jan Kukuzeli,Rexho Mulliqi, Rafet Rudi, Baki Jashari, Thomas Simaku e Mendi Mengjiqi. Ndërsa do të këndohen edhe vepra të kompozitorëve të huaj si Tomas Luis de Victoria, Benjamin Britten, John Dowland dhe Jake Runestad. I njëjti program do të interpretohet edhe me datën 7 në Londër.