Ernese Xhafa Hamiti

Ernese Xhafa Hamiti

Ernese Xhafa Hamiti, e cila jeton në Londër, është dekoruar me mirënjohje nga Hospital Corporation of America (HCA), për punën dhe dedikimin e saj në spitalin me renome botërore në Londër, Wellington Hospital.

Bëhet fjalë për çmimin prestigjioz “Frist Humanitarian Award”, i cili u ndahet doktorëve në fusha të ndryshme mjekësore për punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.

Asaj ky çmim i është ndarë në nivel kombëtar nga rrjeti i spitaleve me renome HCA Healthcare UK, që përfshin Wellington Hospital, Harley Street clinic and LOC (Leaders in Oncology Care), vendin ku Xhafa – Hamiti kryen punën e saj si doktore.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu:
http://www.koha.net/lifestyle/42088/onkologia-nga-kosova-shperblehet-me-cmimin-prestigjioz-ne-angli/