Personi që kapi mikrofonin nga dora e këngëtarës britanike SuRie, gjatë perfomancës së saj në Eurovizion, sipas mediave britanike është shqiptar.

Sipas The Times, personi që kapi mikrofonin nga dora e këngëtarës britanike SuRie, gjatë perfomancës së saj në Eurovizion, është shqiptar. Pasi që kapi mikrofonin ai klithi: “Nacistët e mediave Britanike” dhe “Ne kërkojmë liri, lufta nuk është paqe”.

Është fjala për Konstantin Bouki(n), 30 vjeç, i cili jeton në Londër, dhe është ende në paraburgim në Lisbonë të Portugalisë, për shkak të veprës që bëri në Eurovizion dhe pritet të paraqitet sot para gjyqit atje.

Bouki ka një histori të pushtimit të podiumeve televizive dhe ka një urrejtje të paspjegueshme ndaj BBCsë thë Britanisë, edhe pse jeton në Britani. Në Linkedin e quan veten DJ, bloger, aktivist dhe muzicient.

Sipas Scottish Daily Mail ai është një “korbinist” i cili beson në teori të konspiracionit, është filozof dhe aktivist i vetëquajtur, dhe ka tentuar të pushtoj skenat e Çmimeve Kombëtare Televizive në Londër dhe “The Voice” të ITVsë.

Bouki, për të cilin mbetet të vërtetohet se a është shqiptar, ka jetuar deri vonë në Willesden të Londrës, është gjetur një foto e tij me familjen në Shqipëri, ka punuar në sigurim dhe është i regjistruar si drejtor i kompanisë Movement Security Ltd deri në vitin 2016.

Ai është gjithashtu punon edhe si DJ nëpër paba dhe klube të Shoreditch-it dhe ngarkon muzikë në uebsajta të muzikës.

Në videot e tija në YouTube ai inkuarjon përcjellësit e tij që të djegin lulekuqet e Legjionit Britanik dhe i përshkruan ish-moderuesit e BBCsë, Jeremy Paxman, si “fashist” dhe Andrew Neil si “Adolf Hitlerin e parë të BBCsë”.

Vegëza:
https://www.thetimes.co.uk/article/nul-points-for-security-after-serial-invader-hits-eurovision-wh8kp35q2
https://www.pressreader.com/uk/scottish-daily-mail/20180514/281994673134209
https://www.youtube.com/channel/UCaBtLKmeJnJ-FNrEZ8WAFMg