SIMPTOMET E KORONAVIRUSIT (COVID-19)

ÇFARË TË BËNI NËSE JU KENI KËTO SIMPTOME?

Simptomet e Koranvirusit

Simptomet e Koranvirusit

NHS 111 ka një shërbim online për koronavirus që mund t’ju këshillojë se çfarë të bëni.

Thirrni 111 (apo konsultohuni përmes internetit në 111.nhs.uk) nëse:

  • mendoni se keni koronavirusin
  • keni qenë në një zonë me rrezik të lartë në 14 ditët e fundit
  • keni pasur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit

Ju përkujtojmë se prej 111 mund të kërkoni përkthyes në gjuhën shqipe.

 

ÇFARË ËSHTË “VETË-IZOLIMI”?

Në rast se duhet të vetë-izoloheni:

  • Ju duhet të qëndroni në shtëpi; nuk duhet të shkoni në shkollë, punë apo ndonjë vend publik.
  • Mos përdorni transportin publik.
  • Mos shkoni te mjeku (nëse keni nevojë ta kontaktoni, thirrni 111 me telefon, ose përmes internetit në 111.nhs.uk).
  • Ju duhet t’i kërkoni dikujt tjetër që të lërë ushqim për ju jashtë dhomës tuaj.

Duhet t’i bëni të gjitha këto për 14 ditë.

SI TA NDALONI PËRHAPJEN E KORONAVIRUSIT

SI TA NDALONI PËRHAPJEN E KORONAVIRUSIT

Më shumë informata:
https://www.bbc.co.uk/news/health-51048366

Ky artikull u përgatit nga:
http://www.bigleaffoundation.org.uk
Dhe u përkthye nga Fatos Berisha