Pllakata per kampet verore te te rinjeve qe do te mbahet ne Kosove, vere 2018

Pllakata per kampet verore te te rinjeve qe do te mbahet ne Kosove, vere 2018

I. Qëllimi
Këto dy (2) kampe/shkolla/ verore do t’u mundësojnë të rinjve
nga diaspora të krijojnë lidhje të reja shoqërore. Gjatë qëndrimit në vendlindje, nxënësit do të kenë aktivitete të shumta me tema të ndryshme në funksion të edukimit të tyre, që t’ua forcojë edhe më shumë ndjenjën e dashurisë dhe të respektit për vendin dhe për njerëzit, me tolerancë për njëri-tjetrin. Fëmijët e bashkatdhetarëve tanë do të njihen me vendlindjen e tyre duke u bërë pjesë e organizimeve të programeve kulturore me bashkëmoshatarët e tyre nga Kosova e Shqipëria. Të dy këto aktivitete ofrohen PA PAGESË për pjesëmarrësit.

II. Programi i kampeve/shkollave verore
Programi do të jetë interaktiv dhe do të përmbajë:
• Aktivitete socializuese;
• Mësimi joformal (përmes aktiviteteve dhe strategjive bashkëkohore të mësimdhënies);
• Vizita njohëse të monumenteve historike, kulturore dhe bukurive natyrore;
• Aktivitete sportive;
• Mbrëmje zbavitëse me muzikë tradicionale
III. Koha e mbajtjes
1. 23 deri më 27 korrik 2018 – kampi veror;
2. 6 deri më 10 gusht 2018 – shkolla verore.
IV. Vendi
Rugovë/Pejë
V. E drejta e aplikimit dhe kriteret
Të drejtë aplikimi kanë:
Fëmijët dhe të rinjtë nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria të moshës 13 – 17 vjeçare;
VI. Mënyra e aplikimit
Të interesuarit mund të aplikojnë në platformën online ose me një kërkesë në adresat elektronike:
Linku për platformën online të aplikimit:
http://www.albterm.net/mdis/
Personat kontaktues:
1. Kampi veror 23-27 korrik 2018
Anell Bajra, Zyrtar për Arsim Plotësues në Diasporë
Email: anell.bajra@rks-gov.net
2. Shkolla verore 6-10 gusht 2018
Barbana Sekiraqa Dobra, Zyrtare për Arsim Plotësues në Diasporë
Email: Barbana.Sekiraqa.Dobra@rks-gov.net
VII. Afati i aplikimit
Afati i fundit për aplikim është data 18 korrik 2018, në orën 16:00.
VIII. Kërkesat që NUK do të shqyrtohen
Nuk do të shqyrtohen kërkesat që arrijnë pas afatit të dorëzimit.

Me respekt,

Anell A. BAJRA,
Zyrtar për Arsim Plotësues në Diasporë| Officer for Supplementary Education in Diaspora Departamenti për Ruajtjen dhe Kultivimin e Arsimit dhe Kulturës në Diasporë | Department for Preservation and Cultivation of Education and Culture in Diaspora