Dje filloi periudha e regjistrimit për votuesit e Diasporës dhe do të zgjas gjerë me 10 shtator 2019 për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datën 6 tetor 2019.

Procedurat për regjistrim dallojnë për qytetarët e Kosovës që janë regjistruar në regjistrin civil dhe atyre që nuk kanë janë të regjistruar në regjistrin civil. Varësisht, prej grupit që përkitni, ndiqni hapat në vijim.  Ju lutem gjeni më poshtë hapat që duhet t’i ndjekni për regjistrim.

Nëse jeni qytetar i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës

Nëse jeni qytetar i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës apo nëse jeni regjistruar suksesshëm për votim përmes postës në zgjedhjet e fundit:

  • HAPI 1:  Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës: Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovë
  • HAPI 2:  Bashkangjit dokumentet mbështetëse. Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni një kopje të dokumentit valid të identifikimit.
  • HAPI 3: Dorëzo aplikacionin për regjistrim

Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse mund t’i dorëzoni në format në vijim. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.

Në një nga emailat: ovpp@kqz-ks.orgvjk.2019@kqz-ks.org;zgjedhjet.2019@kqz-ks.orgogpp@kqz-ks.org;

Fax:+ 381 (0) 38 213 200

Postë:Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës

Posta 6, kutia postare 351, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Nëse nuk jeni shtetas i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës

Nëse nuk jeni shtetas i Kosovës i regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës

  • Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës: Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës
  • Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse. Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni një kopje të dokumentit valid të identifikimit dhe dokumentet të cilat e vërtetojnë se ju keni të drejtë për të qenë shtetas i Kosovës.
  • Hapi 3 Dorëzo aplikacionin për regjistrim

Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse mund t’i dorëzoni në format në vijim. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.

Në një nga emailatovpp@kqz-ks.orgvjk.2019@kqz-ks.orgzgjedhjet.2019@kqz-ks.orgogpp@kqz-ks.org;

Fax:+ 381 (0) 38 213 200

Postë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës

Posta 6, kutia postare 351, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Nëse ju aplikoni për t’u regjistruar përmese-mailit, aplikacionin tuaj duhet ta dërgoni vetëm për vete përmespostës elektronike personale (e-mailit).

Ju njoftojmë se aplikacionet mund t’i dërgoni për rrethin e ngushtë familjar që përmban të njëjtin mbiemër, e jo edhe për persona të tjerë. Nëse dërgoni aplikacione për personat jashtë rrethit të ngushtë familjar, aplikacionet për regjistrim do të refuzohen!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të ju njoftoj për statusin e aplikimit tuaj përmes emailit apo numrit të telefonit. Ju mund të verifikoni se a jeni regjistruar me sukses, duke kontrolluar listën votuese jashtë vendit, e cila publikohet vetëm gjatë procesit zgjedhor. Nëse aplikacioni juaj është aprovuar, KQZ do të ju dërgoj fletëvotim përmes emailit. Fletëvotimin apo fletëvotimet mund t’i shkarkoni edhe në ueb faqen e KQZ-së.

Burimi:
Germin