Pjesëtarët e konferencës katërditore Dipasora Flet

Pjesëmarrësit e konferencës katërditore Dipasora Flet, Prishtine, 18 maj 2018

Germin-i në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës para pesë ditësh hapën dyert për diasporën shqiptare me pjesmarrës nga 22 shtete të ndryshme të botës, për të dëgjuar kërkesat e tyre në drejtim të legjislativit kosovar por edhe qeverive të tre shteteve. Këto kërkesa u prezantuan gjatë seancës së përbashkët ndërmjet 100 përfaqësuesve të diasporës shqiptare dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që u me 18 maj në kuadër të ditës së dytë të konferencës katërditore Dipasora Flet. Konferencë kjo e organizuar nga Germin në kuadër të nismës për Dialogun e Strukturuar për të Drejtat e Diasporës.

Me këtë rast, drejtori i Germin-it, Behar Xharra, ka prezentuar pesë kërkesat kryesore që diaspora shqiptare ka karshi legjislativit kosovar, si nevoja për zgjidhje të mënjëhershme. “Janë pesë kërkesa të cilat grupet punuese që janë ndërtu prej 122 profesionistëve nga 24 shtete, dhe që do të bisedohen me juve deputetët në komisione përkatëse, me shpresë që do të shkojmë në një pikë ku të kemi dicka konkrete”, ka thënë Xharra.

“E drejta e votës, pra përmirësimi i procesit për votim nga jashtë vendit; Mësimi plotësues në gjuhën shqipe; përfaqësim në politikbërje; zgjidhja e problemit me kartonin e gjelbërt; angazhimi i profesionsitëve të diasporës në vendet e tyre të origjinës”, janë kërkesat që Xharra prezentoi para legjislativit të Kosovës në seacnën e përbashkët në Kuvendin e Kosovës, e ku morrën pjesë edhe ministrat e diasporës së tre shteteve Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Shtatë përfaqësues të diasporës shqiptare kanë shprehur gatishmërinë për të kontribouar në vendet e tyre të origjinës por me kërkesa konkrete që të përmirësohet ambienti për ta bërë këtë nga qeveritë e vendeve të origjinës. Folësit nga diaspora shqiptare janë edhe pjesë e Task Forcave të Germin, e të cilët kanë punuar në përpilimin e planeve të veprimit për përfshirjen e diasporës në krijimin e politikave për cështje të ndryshme që lidhen me vendin e tyre të origjinës.

Brikena Muharemi, nga shoqata e vokatëve shqiptaro-britanik në Britani të Madhe

Brikena Muharemi, nga shoqata e avokatëve shqiptaro-britanik në Britani të Madhe

Me këtë rast, fjalën e tyre e kanë dhënë Brikena Muharemi, nga shoqata e avokatëve shqiptaro-britanik në Britani të Madhe; Richard Lukaj drejtor i Bank Street Group dhe kryesues i bordit të Universitetit Amerikan në Kosovë; Lazim Destani drejtor i Ekolog International; Mark Kosmo nga shoqata shqiptaro-amerikane në Boston; Indira Kartallozi nga Kaleidescope Futures Lab në Belgjikë, Hilmi Gashi nga Unia në Zvicër, si dhe Lulzim Syla nga NRW në Gjermani.

Artikulli i plote:
https://www.facebook.com/notes/germin/diaspora-flet-n%C3%AB-kuvendin-e-kosov%C3%ABs-dhe-prezanton-pes%C3%AB-k%C3%ABrkesat-kryesore-p%C3%ABr-leg/2084057978534938/