Arben Rexha (apo Lulzim Qeleposhi) i dënuar me 10 vite burg, i cili vrau gruan me thikë në Londër, duke ia prerë gati kokën, për shkak të fiksimit që kishte me “virgjinitetin” dhe “tradhëtinë” e saj.

Arben Rexha (apo Lulzim Qeleposhi) i dënuar me 10 vite burg, i cili vrau gruan me thikë në Londër, duke ia prerë gati kokën, për shkak të fiksimit që kishte me “virgjinitetin” dhe “tradhëtinë” e saj.

Para dy ditësh në gjyqin Old Bailey të Londrës, Arben Rexha (apo Lulzim Qeleposhi), 32 vjeç, i cili po mbahej në paraburgim që nga janari i viti 2016, u dënua me dhjetë vite burg për shkak se vrau gruan e tij, Elidona Demiraj, të cilës gjatë sulmit me thikë gati ia kishte prerë kokën.

E ndjera kishte vetëm tre muaj që ishte në Angli, kur burri “çmendurisht xheloz” e kishte sulmuar brenda apartamentit ku jetonin, në Islington të Londrës në janar të vitit 2016.

Në gjyq u dëgjua se para se të ndodhte ky krim i tmerrshëm, Arbeni kishte treguar simptome psikotike por “nuk kishte kërkuar ndihmë”.

E ndjera Elidona ishte gjetur nga policia me 27 prerje të thella në qafë, kokë, gjoks dhe anash.

Fillimisht ai ishte ngarkuar me vrasje, por ai pranoi fajësinë duke thënë se ishte vrasje pa paramendim.

Gjyqtari Richard Marks e përshkruajti skenën e krimit si “shaktërrim absolut”.

Në gjyq u dëgjua se Arbeni ishte bërë i fiksuar rreth asaj se a kishte qenë gruaja e tij e virgjër kush ishin njoftuar, dhe kishte kërkuar në internet “se si ta dallosh nëse dikush është e virgjër”.

Vegëza:
https://www.dailystar.co.uk/news/latest-news/679160/arben-rexha-murder-albania-bride-elidona-demira-virgin-islington-obsession-abortion
http://metro.co.uk/2018/02/03/man-slit-new-wifes-throat-didnt-believe-virgin-jailed-10-years-7284507/
https://www.ukalbanians.net/komuniteti-shqiptar-mbetet-tejet-i-tronditur-pas-vrasjes-se-elidona-demirajt-ngriten-zerat-kunder-dhunes-ne-familje/
http://www.balkanweb.com/site/i-ati-i-vajzes-se-vrare-u-vra-pasi-degjoi-biseden-e-fshehte-te-te-shoqit/