Qyteti Ghent, Belgjike

Qyteti Ghent, Belgjike

Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar në tre shtete kundër kontrabandimit të emigrantëve drejt Anglisë. Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë.

Në një hotel në qytetin Gent të Belgjikës u gjetën 37 emigrantë shqiptarë, të cilët ishin në pritje për të kaluar më pas ilegalisht drejt Britanisë së Madhe.

Drejtuesi i këtij rrjeti është një 29-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar, raporton BBC.

Dymbëdhjetë nga 15 të arrestuarit në total janë kapur në Belgjikë, 2 në Angli dhe një në Gjermani. Hetimi është drejtuar nga autoritetet belge në bashkëpunim edhe me ato britanike.

Dy shqiptarët e arrestuar në Angli, konkretisht në Londër, janë Admir Canaj 38 vjeç dhe Astrit Ramoshi 37 vjeç. Këta të dy ishin përgjegjës për kontrabandimin e emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa emrat e të arrestuarve në Belgjikë dhe Gjermani nuk janë bërë publik.

Emigrantët, që kryesisht janë shqiptarë, paguanin deri në 15 mijë Euro. Grupi kriminal që i kontrabandonte, përdortë një hotel në qytetin belg Gent për t’i strehuar emigrantët përkohësisht, si një zonë tranziti. Më pas, ata do të fshiheshin brenda disa kamionëve transportues me destinacion Britaninë.

Perkthyer nga: /tvklan.al