Basketistat duke festuar 28 nentorin dhe duke grumbulluar para per te varferit shqiptare qe jetojne ne trevat shqiptare

Basketistat duke festuar 28 nentorin dhe duke grumbulluar para per te varferit shqiptare qe jetojne ne trevat shqiptare

“Basketistat”, shumica nga Londra, kanë ndihmuar të varfërit në Kosovë edhe këtë vit. Kjo shoqatë e formuar nga disa mërgimtarë nga Kosova të cilët kanë shkuar në Londër në vitet 90’ ta, kanë ndihmuar 73 familje të varfra të cilat kanë përfituar pako ushqimore dhe higjienike. Këto ndihma janë shpërndarë në komunat: Skenderaj, Deçan, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Mitrovicë, Obiliq dhe Podujevë, përcjell Koha.net njoftimin e Kryqit të Kuq të Kosovës publikuar në Facebook.

Aktivitetet e tyre humanitare kanë filluar shumë vite më parë duke organizuar mbrëmje humanitare, gjatë festimit të ditës së flamurit, dhe duke grumbulluar mjete financiare. Me vite të tëra këto mjete i kanë dërguar në Kosovë, por edhe në trevat tjera shqiptare, ku përmes përfaqësuesit të tyre Nexhmedin Behlulit dhe Kryqit të Kuq të Kosovës kanë bërë shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për shumë familje nevojtare.

Për punën dhe angazhimin e tyre humanitar, Kryqi i Kuq i Kosovës vite më parë ka ndarë edhe mirënjohje për këtë shoqatë. Por mirënjohja më e madhe për këta njerëz të vullnetit të mirë dhe shpërblimi më i madh për ta është falënderimi i sinqertë dhe nga shpirti i atyre që përfitojnë nga këto ndihma, i familjeve nevojtare.

Vegeza:
http://www.koha.net/arberi/66090/basketistat-ndihmojne-perseri-familje-te-varfra-ne-kosove/
https://www.ukalbanians.net/basketistat-nga-londra-edhe-kete-vit-gezuan-shume-te-varfer-ne-kosove-me-pako-ushqimore/
https://www.ukalbanians.net/basketistat-nga-londra-ndihmojne-96-familje-ne-kosove-e-ne-kukes/
https://www.ukalbanians.net/shqip-basketistat-nga-londra-gezuan-per-festa-rreth-100-familje-anembane-tokave-shqiptare/
https://www.ukalbanians.net/basketistat-sports-fun-and-charity-for-kosovo/
https://www.ukalbanians.net/shqip-basketistat-mbledhin-5000-euro-per-te-varferit-e-kosoves/