Disa nga Basketistat me mysafiret e tyre gjate mbemjes bamirese te mbajtur ne Londer me 30 nentor 2019

Disa nga Basketistat me mysafirët, e tyre gjatë mbrëmjes bamirëse që u mbajt në Londër me 30 nëntor 2019

Aksioni bëmirës i Basketistave i cili organizohet për çdo vit, edhe këtë herë përfundoi me sukses.

Basketistat, klub ky jo-formal i disa profesionistëve shqiptarë që jetojnë në Londër, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Kosovës, i ndihmuan 103 familje në 10 komuna të ndryshme të Kosovës duke iu dhuruar atyre pako me artikuj ushqimor dhe higjienik. Vlera e përgjithshme e këtij projekti ishte €5000.

Këto të holla u mblodhën gjatë mbrëmjes bamirëse qe u mbajt me 30 nëntor 2019 në Londër.

Basketistat falenderojnë të gjithë ata që i ndihmuan me donacionet e tyre. Falenderim i posaçëm i takon Kryqit të Kuq të Kosovës për punën e tyre të zellshme dhe profesionale.

Vegëz:
https://www.facebook.com/groups/basketistat/permalink/2620663418046534/

%d bloggers like this: