Edita Dula e shoqates "Nëna dhe Fëmijë të Lumtur" dhe Basri Metolli i "Basketistave" me çantat e dhuruara, Prishtinë.

Edita Dula e shoqatës “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur” dhe Basri Metolli i “Basketistave” me çantat e dhuruara, Prishtinë.

Grupi i profesionistëve shqiptarë me origjinë nga Kosova, të cilët kryesisht jetojnë dhe punojnë tashmë mbi dy dekada në Londër, dhe veten e identifikojnë si “Basketistat”, kanë vazhduar traditën e nisur disa vite më parë, që të ndihmojnë familjet në nevojë në Tokat Shqiptare.

“Basketistat” iu përgjigjën thirrjes së organizatës me seli në Prishtinë, “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, dhe fushatës së tyre “Shtatori sivjet, me çantën komplet”, dhe i dhuruan 140 çanta dhe pajisje shkollore për fëmijët e familjeve në nevojë. Kjo fushatë vazhdon deri me 30 gusht, dhe çdo donacion është mëse i mirëseardhur.

“Nëna dhe Fëmijë të Lumtur” nëpërmjet faqës së tyre në Facebook iu falenderuan këtij gjesti bamirës duke thënë: “Basketistat i përgëzojmë për aksionet e tyre bamirëse të vazhdueshme dhe punën e tyre vullnetare duke ndihmuar ne vazhdimësi familjet në Kosovë.”

Vegëza:
https://www.facebook.com/groups/basketistat/
https://www.facebook.com/NenadheFemijeteLumtur/