Alketa duke biseduar dje me aktoren e famshme botërore Angelina Jolie ne British Film Institute

Alketa duke biseduar dje me aktoren e famshme botërore Angelina Jolie në British Film Institute

Aktivistja dhe artistja konceptuale, Alketa Xhafa-Mripa e cila jeton dhe vepron në Londër, jo rrallë ka befasuar me punën e saj dhe zëri i saj është dëgjuar në botë.

Takimet e Alketës më personalitete të njohura botërore nuk kanë munguar, madje disa prej tyre kanë vizituar edhe ekspozitat e instalacionet e saj.

Por, Alketa tashmë është takuar edhe me aktoren e famshme botërore Angelina Jolie.

Takimi i tyre ka ndodhur në ngjarjen Fighting Stigma Through Film, në British Film Institute, ku të dyja ishin të pranishme. Në mbrëmje, po në të njejtin vend, Alketa shfaqi dhe foli rreth dokumentarit të saj ‘Making of Thinking Of You’, dokumentar ky rreth instalacionit të saj të ekspozuar në stadiumin e Prishtinës me 12 qershor 2015.

Alketa duke folur mbreme rreth dokumentarit 'Making of Thinking of You' ne BFI, Londer.

Alketa duke folur mbreme rreth dokumentarit ‘Making of Thinking of You’ ne BFI, Londer.

Një fotografi nga ky moment e ka shpërndarë në Facebook Orgesa Arifi, e cila shkruan: “Fotografi e turbullte e Alketa Xh M dhe Angelina Jolie ne Fighting Stigma Through Film.
AngJi oshte me se krenare qe Kosova lufton stigmen permes filmografise dhe artit ne Kosove 🙂.
Happy Friday everyone! — attending Fighting Stigma Through Film at BFI Southbank Belvedere Road, London, SE1 8XT.”

Lexo më shumë kë tu:
https://www.kultplus.com/arti-pamor/alketa-xhafa-mripa-takohet-me-angelina-jolie-foto/