Një këngë e bendit të rokut nga Cyrihu, “Pablo Infernal” i cili për frontmen ka shqiptarin Altin Asllani, është nominuar për këngën më të mirë rok të të gjitha kohërave në Zvicër. Fjala është për këngën “House of Gypsies” të edituar në vitin 2016 ndërsa atë e ka nominuar për këtë garë, redaksia e SRF3, (të transmetuesit publik të Zvicrës), shkruan albinfo.ch.

Të nominuara janë 40 këngë nga 40 grupe, bende zvicerane roku qe kanë krijuar ose vazhdojnë të krijojnë prej 50 vitesh e këndej. Vetë përzgjedhje e këngës së një grupi kaq të ri, në listën e grupeve që kanë bërë historinë e rokut zviceran për 50 vite, është një dëshmi për cilësinë e “Pablo Infernal”, pavarësisht prej rezultatit që në fund do ta korrë, shkruan albinfo.ch. Sigurisht që Zvicra nuk është ndonjë “superfuqi” botërore e rokut, por, të kujtojmë: gjatë këtij gjysmë shekulli, në këtë vend kanë krijuar edhe bende me njohje ndërkombëtare si “Gotthard”, “Krokus”, “Eluveitie ” etj., prandaj të jesh në një konkurrencë me to, është vetvetiu një vlerësim i lartë për bendin e njëzetvjeçarëve, në krye të të cilit është Altini, djaloshi me prejardhje nga Presheva.

Lexo artikullin e plote ketu:
http://www.albinfo.ch/bendi-rokerit-shqiptar-nominohet-per-kengen-te-mire-ne-historine-e-rokut-zviceran/