Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetet Fitore Pacolli, Saranda Bogujevci, dhe koordinatori i LVVsë në Britani Agim Morina (majtas), u takuan me pjesëtarë të komuniteti shqiptar të Britanisë së Madhe, në Algate të Londrës, me 18 tetor 2019.

Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetet Fitore Pacolli, Saranda Bogujevci, dhe koordinatori i LVVsë në Britani Agim Morina (majtas), u takuan me pjesëtarë të komuniteti shqiptar të Britanisë së Madhe në Algate të Londrës, 18 tetor 2019.

Pas përfundimit të takimeve të ndryshme në Londër, kryetari Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetet Fitore Pacolli dhe Saranda Bogujevci, mbrëmë u takuan edhe me shqiptarë të Britanisë, në David Game College në Algate të Londrës.

Amfiteatri i këtij kolegji ishte i mbushur përplot me simpatizues të LVV por edhe shqiptarë të tjerë të Britanisë që po presin me padurim për ndërrime pozitive në skenën politike të Kosovës.

Amfiteatri në David Game College në Algate të Londrës ishte i stërmbushur me simpatizues të LVVsë por edhe me shqiptarë të tjerë të komunitetit tonë në Britani. (18 tetor 2019)

Amfiteatri në David Game College në Algate të Londrës ishte i stërmbushur me simpatizues të LVVsë por edhe me shqiptarë të tjerë të komunitetit tonë në Britani. (18 tetor 2019)

Ndër të tjera Albini tha se do të bëj çmos që votimi nga mërgata të mos bëhet më nëpërmjet postës por të bëhet në ambasada, që u prit me duartrokitje nga më se 300 të pranishmit.

Pjesetarë të komuniteti shqiptar në Londër shprehën admirim dhe mikëpritësi të ngrohtë për Albin Kurtin dhe deputetet e tjera të LVV.

Pjesëtarë të komuniteti shqiptar në Londër shprehën admirim dhe mikëpritësi të ngrohtë për Albin Kurtin dhe deputetet e tjera të LVVsë.

Ai gjithashtu tha se që nga momenti kur do të formohet qeverija, do të punoj që ta ngrisë standardin e shëndetësisë që momentalisht është në gjendje shumë të keqe, kryesisht nga keqmenaxhimi por edhe korrupsioni. Ai tha se e vlerëson tejet mërgatën duke e krahasuar ate me një thesar kombëtar, duke pohuar për kontributin, si me remitanca por edhe me kontribute tjera profesionale, kulturore dhe sportive. Kurti shtoi se do të punoj që raportet me Serbinë të marrin kahje ofenzive e jo defansive, siç është praktikuar deri me tash nga qeveritë e kaluara, dhe tha se Serbia na ka borxhe për shkak të dëmeve dhe krimeve të luftës ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Nuk munguan edhe selfiet e shumta me Albin Kurtin (Algate, Londër, 18 tetor 2019.)

Nuk munguan edhe selfiet e shumta me Albin Kurtin (Algate, Londër, 18 tetor 2019.)

Gjatë dy ditëve të kaluara ky delegacion i LVVsë mori pjesë në darkën e shtruar për ta nga ana e Grupit të Miqësisë me Kosovën, John Grogan, deputet i Partisë Laburiste dhe Martin Vickers, deputet i Partisë Konservatore, dhe vizituan Zyrën për Punë të Jashtme të Qeverisë Britanike.

Gjithashtu së bashku me koordinatorin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Britani të Madhe, Agim Morinën, ata patën dy takime të ndara ku takuan profesionistë shqiptarë dhe profesorë dhe ekspertë nga universitete të ndryshme të Britanisë së Madhe.