Mjeke shqiptare qe punojne dhe jetojne ne diaspore

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë

Mjekët shqiptarë në Evropë kanë marrur një nismë për t’i dalur në ndihmë gjithë shqiptarëve, jo vetëm brenda Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe mbarë diasporës shqiptare kudo në botë, shkruan albinfo.ch.

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë, ka mbledhur nën një kulm mjekët shqiptarë në Evropë, me specializime të ndryshme për t’u vënë në shërbim të pacientëve shqiptarë kudo që ndodhen në botë, përmes platformës falas për konsultime online rreth COVID-19.

Federata e Mjekëve shqiptarë në Evropë tashmë ka 1,000 anëtarë të cilët jetojnë dhe punojnë në diasporë me prejardhje nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mal i Zi, dhe vlen të theksohet se shumica e tyre janë me specializime të ndryshme.

Nëse një person ka shqetësime rreth simptomave, si mund të qaset ne website-in për konsultime me ndonjë mjek? Pra cilat janë hapat që duhet ndjekur?

Adresa ku mund të kerkosh konsult falas është kjo: https://amfe-federation.eu/ dhe mandej e keni butonin Bisedoni në cepin e poshtëm-djathtas të faqes.

Lexo me shume ketu:
https://www.albinfo.ch/1000-doktore-shqiptare-nga-diaspora-ne-sherbim-online-per-mergimtaret/