Prof.Dr. Ramë Buja shkëmben dhurata me dekanin ekzekutiv të Shkencave dhe Inxhinierisë të universitetit Queen Mary University të Londrës, Zt Jeremy Kilburn.

Prof.Dr. Ramë Buja shkëmben dhurata me dekanin ekzekutiv të Shkencave dhe Inxhinierisë të universitetit Queen Mary University të Londrës, Zt Jeremy Kilburn.

Ministri i Arsimit, Kulturës dhe Teknologjisë së Kosoves, Prof.Dr. Ramë Buja, u takua pardje me dekanin ekzekutiv të Shkencave dhe Inxhinierisë të universitetit Queen Mary University të Londrës, Zt Jeremy Kilburn, dhe biseduan në lidhje me mundësinë e bashkëpunimit me këtë universitet me qëllim që studentëve dhe mësimdhënësve në Kosovë tu mundësohet edukimi i cilësisë më të lartë bazuar në përvojat e këtij universiteti të rangut të lartë botëror.

Albin Kurti, duke ligjeruar në universitetin Westminster University të Londrës

Albin Kurti, duke ligjeruar në universitetin Westminster University të Londrës

Gjithashtu po në të njëjtën ditë, shefi i Vetevendosjes, Albin Kurti, ligjeroi në universitetin Westminster University të Londrës, para një numri të madh të të interesuareve, në lidhje me problemet dhe sfidat e shumta nëpër të cilat Kosova e pasluftes po kalon. Ai ndër të tjera tha se doktrina e neoliberalizmit në rastin e Kosovës nuk rezultoi në kapitalizem por në feudalizëm.