Hike Lleshi

Hike Lleshi

Policia e Mançesterit është vënë në kërkim të një shtetaseje shqiptare e konsideruar si e zhdukur për më shumë se tre javë.

Nëpërmjet një njoftimi, policia e Mançesterit ka apeluar për ndihmë në gjetjen e Hike Lleshit.

Ajo është e moshës 41-vjeçare dhe për herë të fundit është parë në adresën Wigan Road Leigh më 23 gusht.

Sipas të dhënave të policisë, ajo për herë të fundit është parë gjatë mbrëmjes së 23 gushtit duke mbajtur një valixhe të kuqe.

Nëse keni ndonjë informatë në lidhje me vendndodhjen e këtij personi, mund të thirrni policinë në 101.

Vegëza:
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=307994
http://www.manchestereveningnews.co.uk/news/greater-manchester-news/police-appeal-help-find-missing-10011409