Eda Zari

Erdh edhe shkoi kjo nate sikur puhi.  Valle ndodhi me te vertet? Thone se kur kalon mire, ‘…koha shkon shume shpejte!’.

Kjo teori u vertetua ne naten e 17 Shkurtit ne Londer.  Ajo nate ishte si enderr. Te gjitha rruget e Londres ate nate qonin drejt Holborn, drejt Bloomsbury Ballroom.

Perveq voneses se hapjes se dyerve nga sigurimi i klubit dukej se per senet tjera organizatoret, In My Country Productions, ishin kujdese deri ne detajin e fundit.

Bloomsbury Ballroom  - Kosova Independence Party

Ne hymje musafiret priteshin nga nje i ri dhe nje e re me tesha kombetare te Kosoves dhe shperndanin T-shirts, pins e kapela me logo
te ‘Kosovo The Young Europeans’. Edhe pse nuk kish flamuj, si i bejne Shqiptaret zakonisht per festime, IMCP kishin vene balonat kuq e zi si dhe per t’i jap ngjyrat e Kosoves ishin balonat dhe parafenalia e ‘Kosovo The Young Europeans’.

Ishte ky nje kombinim i bukur.  Afroheshe tek bar-i per pije dhe perballoheshe me stafin multi-etnik tipik te bar-ave te Londres, dhe te gjithe ishin me T-shirts te Young  Europeans dhe ne fytyre iu shkelqente buzeqeshja krenare.

Bloomsbury Ballroom  - Kosova Independence Party

Jeton Kulinxha njani prej organizatoreve tha se T-shirts te KTYE ‘ shume iu pelqyn mysafireve, shkun ma shpejt se hallva…’
Nata u hap me prezantimin e Ilva Tare dhe me fjalimin e John Grogan – MP Britanez, qe si u shpreh ai, ‘Young Europeans sa me shpejt te behen pjese e Unionit Evropian!’. John Grogan prezantoi grupin Bloody Foreigners.

Pas tyre ne skene u ngjit aktorja me fame boterore, Arta Dobroshi, qe shkurt e Shqip (edhe Anglisht) e prezentoi te hjeshmin dhe te
talentuarin, Shpat Deda.

Mark, sound-man i klubit; qe eshte sound-man i te famshmit Jools Holland shoq, u shpreh se ishte ‘pleasantly surprised’ me atmosfere
dhe me sharmin e Shqiptareve. Ai u shpreh se sa here qe u afrua tek bar-i, Shqiptaret i kane ofrua pije dhe ka marre me dhjetra oferta
prej Shqiptareve me e vizitu Kosoven.

Bloomsbury Ballroom  - Kosova Independence Party 2010

Tu e prite ‘headline act’, ne skene me i pershendete mysafiret, u ngjit Muhamet Hamiti, Ambasadori i Kosoves ne Londer.
Pak e zgati, edhe per mos me u dok qe eshte ne naj ‘political rally’ organizatoret intervenuan dhe me nje shtytje per duartrokitje per
Ambasadorin, ia kujtuan Ambasadorit po edhe do te tjereve qe ky ishte me shume koncert kulturor festues e jo platforme per fjalime politike.

Dhe dej sa Jeton Kulinxha prezentoi artistin me rradhe edhe shtyri publikun ta njohe me brohoritje se ‘Genc Salihu dhe Man Indicted Band jane ne mesin e talenteve qe numerohen vetem me nji dore ne krejt boten!’, salla veq ishte mushe plot. Krejt publiku se shpejti kuptoi mire pse Jetoni e tha ate fjali…

Te gjithe ishin ne faze te ‘having a good time’ dhe me durim pritshin Eda Zarin.

Ilva Tare ne skene e solli Eki Rrahmanin, themeluesin e IMCP dhe qe njeherit prezentoi ‘headline’ te nates. Eki tha, ‘Nuk po muj me besu qe gjendem para juve ne kete date madheshtore. Veq para 20 vjetve isha tuj i gjujt me gure policet Serb pasi qe rezhimi i Milosevicit i pate mbylle shkollat dhe Universitet ne Kosove…s’po e besoj qe 20 vjet me vone jam ketu ne dy-vjetorin pavaresise se Kosoves dhe kam nderin me ia u prezentu eksportin me te madh te muzikes Shqiptare; Eda Zari, e percjellun nga maestro i perkusioneve, nga Essauira e Marokut – Abdel Rhani Krija.’

Ajo pritje u shpagu me nje nder performansat me te mira naj here ne Londer. Eda e mori ate publike, e bani per vete edhe i qoi neper vende te hareshme. Eda Zari po dike me ia shti fitilin!

Naten perfundoi me beats te smuta te Utility DJ’s Toton edhe Faton -just what the doctor ordered. Ne fund organizatoret, Eki Rrahmani dhe Jeton Kulinxha nga IMCP, u shprehen shume thjeshte per naten,

‘Eda Zari made us proud, Eda Zari made Albanians proud, Eda Zari made Young Europeans proud!

Europe we aready, are you Ready? ‘