Gazeta online londondailynews.org shkroi para disa dite se në Londër vrasësit shqiptarë mund të kontraktohen lehtë për £5,000. Gazetarët e kësaj gazete kinse paskan zbuluar se vrasësit shqiptarë po kërkuakan punëdhënës dhe janë në gjendje të vrasin për £5,000.

Ky shkrim duke sikurse të jetë shkruar nga dora e një propagandisti serb, sepse shihet qartë yrneku që zakonisht përdoret nga propaganda serbe: lidhja krim i organizuar dhe ish-UCK. Në artikull shkruhet se si kinse lufta e Kosovës paska ushqyer përhapjen e “Mafisë shqiptare” ku shumë gangsterë të maskuar si refugjatë kosovarë kanë hyrë në shumë vende evropiane.

Një gangster i paska thanë kësaj gazete: “Ne mund të përdorim armë, ne kontrollojmë prostitutat në Soho dhe ne po bëjmë shumë investime në Londër. Ne nuk i frikësohemi askujt dhe ligji nuk mund të bëjë asgjë që të na ndaloj.”

Artikulli vazhdon me propagandë anti-Kosovë duke përmendur kinse implikimin e familjeve shqiptare të Kosovës në krimi të organizuar, përmenden disa emra personal si emra familjesh të shkruara në mënyrën serbe të të shkruarit, që len të dyshohet se artikulli ose është shkruar nga ndonjë serb ose ka përdorur burime serbe.

Pas publikimit të këtij artikulli pati reagime të shumta nga pjesëtarë të komunitetit tonë por shumë prej tyre nuk u publikuan në fushën e komenteve të artikullit. Prioritet i jepet komenteve ksenofobe dhe raciste të shkruara nga racistët anti-shqiptarë.

Pas reagimeve shqiptare në këtë ueb sajt u publikua edhe një artikull nga redaksia ku thuhet se kinse gazetarët paskan pasur kërcënime nga shqiptarët dhe se për këtë kanë njoftuar Policinë Metropolitane të Londrës. Mandej artikulli vazhdon me “argumente” dhe “fakte” tjera për “mafinë shqiptare” me tone raciste drejtuar komunitetit tonë.

Lidhëza:

Albanian hit men on hire in London for £5,000
http://www.thelondondailynews.com/albanian-hire-london-%C2%A35000-p-2560.html

Threats to journalists, and the Albanian criminal underground
http://www.thelondondailynews.com/threats-journalists-albanian-criminal-underground-p-2570.html