Fatjon Kapri

Fatjon Kapri

Fatjon Kapri (34), i cili u arrestua deri sa po punonte në një dyqan “fish-and-chips” në Glasgow e ka humbur betejën e gjatë legale që t’i shmanget ekstradimit në Shqipëri ku kërkohet për vrasje.

Ai ishte dënuar në mungesë me 22 vite burg nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një shqiptari, Ylli Pepa, në Londër në vitin 2001. Ligji shqiptar lejon që të ndjeken penalisht edhe kriminelët që kanë bërë krime jashtë shtetit.

Pas kësaj ndjekje penale Kapri u fsheh dhe emri i tij u fut në listën e të kërkuarëve të Interpolit deri sa u gjet në Glasgow në vitin 2010 ku kishte punuar me vite me emër të rrejshëm maqedonas.

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.bbc.co.uk/news/uk-scotland-glasgow-west-27160031