Shqiptarë të Londrës gjatë ngjarjes zgjedhore "London Citizens Mayoral Assembly 2016" të mbajtur me 28 prill 2016

Shqiptarë të Londrës gjatë ngjarjes zgjedhore “London Citizens Mayoral Assembly 2016” të mbajtur me 28 prill 2016 në Londër

Sot po mbahen zgjedhjet për 124 komunat e Anglisë, parlamentin skozec, kuvendin e Uelsit dhe kuvendin e Irlandës Veriore.

Do të votohet për kryebashkiakët e rinjë të Londrës, Bristolit, Liverpulit dhe Salfordit, së bashku me zgjedhjet plotësuese në Ogmor dhe Shefild Brajtsajd.

Gjithashtu sot do të zgjedhen komisionerët e policisë dhe krimit në Angli dhe Uels.

Pikat zgjedhore janë hapur sot në ora 7 të mëngjesit dhe do të rrijnë të hapura deri në ora 22:00.

Zgjedhjet e sotshme janë testi më i madh i opinionit politik para zgjedhjeve gjenerale, që janë caktuar të mbahen në vitin 2020.