Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 12 dhjetor 2010. Ju mund të votoni edhe me email dhe të keni cfarëdo dokumenti që vërteton se jeni me prejardhje nga Kosova. Do të pranohen vetëm aplikacionet që arrijnë në KQZ deri më datë 16 nëntor 2010.

Ju që jeni nga Republika e Kosovës dhe jetoni jashtë Kosovës, përkatësisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandën Veriore, për Zgjedhjet 2010 për Kuvendin e Republikës së Kosovës mund të votoni përmes postës (OVPP).

Operacioni i Votimit Përmes Postës(OVPP):

Për të votuar përmes postës, paraprakisht ju duhet ta plotësoni aplikacionin.

Aplikacionin për Votim Përmes Postës mund ta merrni nga burimet e mëposhtme:

  • Forma e Aplikacionit (shiko apo zhgarko)
  • Linja ndihmëse e Programit për të Votuar nga jashtë Kosovës: +381 (038) 38 552 452; +381 (038) 38 552 453
  • Në Ambasadën/Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar- Londër(100 Pall Mall, London, SW1Y 5NQ),

tel: +44(0)207 659 614 0; +44 (0) 207 659 613 4; +44(0)207 6596137;

+44(0)207 6596138

e-mail adresa: embassy.uk@ks-gov.net; consulate.london@ks-gov.net.

Përveç aplikacionit, ju duhet t’i plotësoni edhe këto kushte:

  • Në ditën e votimit më 12 dhjetor 2010 të jeni të moshës 18 vjeçare ose më shumë;
  • Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Kosovës/UNMIK-ut dhe të posedoni: dokumentin e Identifikimit (DI) të Kosovës ose të UNMIK-ut (ose pasaportën), ose  ndonjë dokument tjetër që vërteton se jeni shtetas i Kosovës (çertifikatë e lindjes, shtetësisë);
  • Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë ta dërgoni edhe një kopje të një dokumenti valid të identifikimit të shtetit ku jetoni.
  • Nëse e keni vetëm dokumentin e identifikimit të MB, keni të drejtë të aplikoni nëse në dokument shënon se jeni të lindur në Kosovë.
  • Aplikacionet e plotësuara, dhe domosdo të nënshkruara, për Votim Përmes Postës mund t’i dërgoni:

1. Me postë në adresën: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Rr. Agim Ramadani p.nr., 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

2. Me postë elektronike (të dy faqet scanuara) në adresën:ogpp@kqz-ks.org

3. Me faks: +381 38 552 453

Do të pranohen vetëm aplikacionet që arrijnë në KQZ deri më datë 16 nëntor 2010.

Ata, të cilëve u pranohet e drejta për të votuar, do të njoftohen me postë, në adresat e tyre, ndërsa emrat e tyre do të publikohen në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Me kohë, pastaj, do t’u dërgohen me postë edhe listat (formularët) për të votuar.

Burimi:
Embassy of the Republic of Kosovo, London

Me shumë info:
www.kqz-ks.org