Mirela Sula

Mirela Sula

Editorja e magazinës “Migrant Woman” në Londër, Mirela Sula, është nominuar në Inspiration Awards for Women, ku përfshihen femra të cilat kanë korrur suksese, në lëmi të ndryshme,  gjatë këtij viti në Britani.

Nominimi për këtë çmim prestigjioz është bazuar në faktin se Sula nuk ka më shumë së 3 vjet qëndrim në Britani të Madhe, por ka arritur suksese që do të ishin frymëzim për shumë gra. Ajo punon edhe në “Women’s Solace Aid”, por e njëjta qëndron prapa botimit të shumë librave dhe organizimin e shumë ngjarjeve, duke përfshirë edhe konferencën e suksesshme të Londrës që është mbajtur brenda këtij viti, ku janë përfshirë arritjet e grave emigrante.

Mirela Sula është në përgatitje të samitit prestigjioz “Global Woman’s Summit”, në Londër që është planifikuar të mbahet në qershor të vitit 2016. Ata që duan ta mbështesin këtë nominim mund ta bëjnë këtë, deri me 5 dhjetor, nëpërmjet votës së tyre në këtë vegëz: http://goo.gl/vIundj