Vjedhëses shqiptare, Natasha Puka (40) nga Castle Avenue të Duston-it, e cila u gjykua dhe u burgos në gjyqin Northampton Crown Court në nëntor të vitit të kaluar për vjedhje dhe shitje të çeqeve me vlere prej £5,400, i zvogëlohet dënimi nga 12 muaj në 8 muaj.

Gjykatësit e apelit të gjyqit vendosën se dënimi ishte “haptazi i tepruar” dhe për këtë edhe e zvogëluan. Gjyqtari i Lartë Jakc së bashku me Lord Gjyqtarin e Lartë Elias dhe gjyqtarin David Radford QC përfunduan se Znj Puka i është dhënë dënim shumë i gjatë pavarësisht se natyra e krimit të saj është e pakëndshme.

Natasha Puka kishte vjedhur çeqet nga fqinji i saj i vjetër 89 vjeçar dhe i kishte deponuar ato në llogaritë bankare të saj dhe të vajzës së saj 17 vjeçare. Por në qershor të vitit 2008 ajo ishte zbuluar nga djali i viktimës dhe ishte denoncuar. Pasi që u arrestua, Puka tha se ajo planifikonte që me ato para të fillonte një jetë të re.

Burimi:
http://www.northamptonchron.co.uk/news/Thief-who-stole-from-elderly.6195917.jp