Adam Woricker

Adam Woricker

Llogaritari i çertifikuar anglez, Adam Woricker, vodhi më se 2.4 milionë funta sterline nga viktimat e tija, përfshi kishën e tij dhe autorin me famë botërore Hanif Kureishi, për një periudhë dhjetë vjeçare.

Woricker i cili dje u dënua me 8 vite burg, një shumë të madhe të plaçkës e kishte shpenzuar edhe për gruan e tij shqiptare, Florentina Blackun, me të cilën ishte martuar fshehurazi në vitin 2009 pa i treguar familjes së tij. Ai i kishte blerë gruas së tij shqiptare dhurata të shtrenjta, përshi edhe një dhuratë me vlerë prej £9,800 në dyqanin e stolive, Ernest Jones Gjatë gjykimit të Wroicker-it kuptohet se kjo martesë nuk ishte “konsumuar”.

Gjatë kësaj martese, Florentina Blacku kishte shkuar tri herë në Shqipëri dhe ishte kthyer shtatzënë po aq herë nga ish i dashuri i saj në Shqipëri.

Burimi: http://shkurteshqip.info/vjedhe-2-4-perfshi-edhe-kishen-e-tij-per-gruan-e-tij-shqiptare/