vere_rahoveci_1Përpos festimit të njëvjetori të Pavarësisë, Kosova po feston edhe suksesin e eksportit të parë të verës së saj nga bodrumet e Rahovecit në Britani. Kërkesa për verëra ekzotike në tregun e Britanisë ka shtuar varietetet e verërave në raftet e supermarketit britanik Waitrose.

Tregu i Britanisë konsiderohet si njëri nga më të vlefshmit kur është në pyetje plasimi dhe shitja e verës, kështu që ky është një rast i mirë për eksportuesit dhe ekonominë por edhe i bën një PR pozitiv Kosovës.

Vera e cila quhet Stonecastle Vranac Premium 2007 vjen nga lugina e Rahovecit dhe është e bërë nga lloji më i vjetër i rrushit në botë, vranac, që është rrush origjinal i Ballkanit.

Shishet e para do të dalin në shitje në fillim të marsit dhe fillimisht do të shitet £7.99 për shishe.

Vera kultivohet në Kosovë për më se 2000 vite dhe ka një klimë kontinentale ideale për vreshtari, por vetëm tash ia ka arritur që të filloj të bëj emër në botë. Gjatë kohës së Jugosllavisë komuniste verërat e Kosovës eksportoheshin nëpërmjet Beogradit.

Vera në fjalë ka marrë kritika të mira nga testuesit e verës. Siç tha një testues vere, Richard Ehrlich: “Po testoja këtë verë intriguese për më shumë se tre orë në mbrëmjen e të premtes së kaluar, dhe sa më shumë që pija, aq më shumë më pëlqente”.

Burimi:
www.independent.co.uk