Ka një muaj që vera e Rahovecit ka filluar të shitet në supermarketin e mirënjohur britanik Waitrose dhe me qëllim promovimi momentalisht po shitet £5.69, 25% më lirë se zakonisht. Oferta vlen deri me 17 maj 2009.

Kjo verë kombinuar me librat e Ismail Kadaresë mund të jetë një dhuratë e përkryer për miqtë tanë të huaj.

Vera e cila quhet Stonecastle Vranac Premium 2007 vjen nga lugina e Rahovecit të Kosovës dhe është e bërë nga lloji më i vjetër i rrushit në botë, vranac, që është rrush origjinal i Ballkanit.

Shishet e para dolën në shitje në fillim të marsit dhe para promovimit u shitën £7.99 për shishe.

Vera kultivohet në Kosovë për më se 2000 vite dhe ka një klimë kontinentale ideale për vreshtari, por vetëm tash ia ka arritur që të filloj të bëj emër në botë. Gjatë kohës së Jugosllavisë komuniste verërat e Kosovës eksportoheshin nëpërmjet Beogradit.

Stonecastle Vranac Premium 2007 ka marrë kritika të mira nga testuesit e verës. Siç tha një testues vere, Richard Ehrlich: “Po testoja këtë verë intriguese për më shumë se tre orë në mbrëmjen e të premtes së kaluar, dhe sa më shumë që pija, aq më shumë më pëlqente”.

Lidhëza:
http://www.waitrosewine.com/230556931/Product.aspx
http://astore.amazon.co.uk/ukalbaniansor-21?&MMN_position=56:56