Makina e aksidentuar ne Kroaci ku dyshohet qe te aksidentuarit te jene shqiptare nga Kosova

Makina e aksidentuar ne Kroaci ku dyshohet qe te aksidentuarit te jene shqiptare nga Kosova


Tre anëtarë të një familje britanike pesë anëtarëshe, kanë vdekur dje tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku në afërsi të Dubrovnikut, në Kroaci. Të vdekur janë babai më dy fëmijë e që dyshohet të jenë shqiptarë nga Prizreni, dhe po udhëtonin nga Londra për Kosovë me makinë.

Dy anëtarët e tjerë të familjes, e ëma me një fëmi, kanë shpëtuar por janë në gjendje kritike dhe janë në mjekim intenziv në spitalin lokal.

Ndeshja direkte e makinës ka ndodhur afër fshatit Slano të Dubrovnikut. Raportet fillestare tregojnë se kjo familje ishte duke udhëtuar me një BMW me regjistrim britanik, që sugjeron se kanë udhëtuar nga Britania.

Aksidenti ka ndodhur kur makina ka goditur këndin e cimentuar të rrugës dhe si rezultat ka kërcyer në anën tjetër të rrugës dhe është goditur nga një maune që po kalonte andej në atë moment.