Vdekja tragjike e Habib Topallit vazhdon të trondis komunitetin

Familja dhe miqtë ende vazhdojnë të përkujtojnë me dhembje vdekjen tragjike të Habib Topallit (21) që ndodhi para tri jave, kur makina në të cilin ishe duke udhëtuar goditi një minibus të parkuar në Mapleton Crescent të Londrës. Ai vdiq në vend, kurse ngasësi i makinës është në gjendje stabile.

Habib Topalli jetonte me familjen në Bush Hill Park të Londrës dhe punonte si lider ekipi në një kompani shërbimesh.

Njerka e tij, Lindita Topalli (41), e cila ishte përkujdesur për te që kur ishte pesë vjeç, tha se ai ishte një djalosh i këndshëm dhe i hareshëm, ajo tha: “ai gjithmonë blinte dhurata. Një javë para tragjedisë ia më sjelli një trëndafil të bukur sepse unë nuk po ndihesha mirë, ai më dhuroi trëndafilin dhe më tha se ti je nëna më e mirë, më puthi dhe më tha të dua.”

Në lidhje me këtë tragjedi s miqtë e tij krijuan një grup në Facebook kur gjerë më tash janë regjistruar qindra veta.

Habibi ishte më i madhi prej katër vëllezërve dhe ishte vetëm 18 vjeç kur hapi një restorant të quajtur Dardana në West Green Road të Tottenham-it.

E dashura e tij, Hana Hassanein (20) tha se ai i kishte thënë se i kishte blerë asaj diçka ngjyrë roze një ditë para se të vdiste, dhe ajo kurrë nuk e kishte marrë vesh se çka.

Varrimi i të ndjerit Habib Topalli u bë me 12 nëntor në Ilford të Londrës.

Lidhëza:
http://tinyurl.com/yhmd7sk
http://tinyurl.com/yl4xkux

  • lindita topalli

    ju falenderoj per njoftimin qe e keni bere per bibin(habib topalli-in) e dashur.ai ishte nje yll qe kur nuk do ti shuhet shkelqimi./ishte nje djalosh qe buzeqeshja edhe atehere kur kishte hall nuk i largohej nga fetyra.ai ishte nje burre me trup por ende femije i qilter dhe i dashur ne zemer.ishte besnik i madh !nga puna e tij ku punonte na kan thene hiq me pak se 2 dite para se te pesonte aksident se ishte djal i pashoq!a nuk eshte kjo krenari per babin,mua dhe vellezerit e tij?nga zemrat tona ai kurre kurre kurre nuk do te largohet.ate e ndiejm ne qdo hap ne qdo veprim ne tryez kur ulemi me hanger ne dhome kur rrim ne endrrat tona qe skan te ndalur.ah thone se koha i sheron plaget por neve sa vine e na rriten dhimbjet.i falenderoj te gjithe miqte qe na nderuan me ardhjen e tyre dhe qene me ne ne momentet me te veshtira .i falenderoj shoket e tij dhe shoqet qe na ngushlluan i falenderoj fansat ne face book qe qdo dite e me shume bashkangjiten dhimbjes tone.i falenderoj familjen e gjere qe na rrin afer gjithmone.HABIB te qofte dheu i lehte dhe mami nuk do te jem e qete kurre deri sa te vi pran teje .kam qene dhe jam krenare me ty engjulli im i dashur.te dua pergjithmone evlad