Rasti i kuzhinierit Edmond Arapi (29) nga qyteti Leek i Anglisë, për të cilin kemi shkruar më herët, duhet të presë deri në Nëntor që të kuptoj nëse do të ekstradohet në Itali ku po akuzohet për vrasje.

Para dy dite ai udhëtoj në Londër në dëgjimin e mëtutjeshëm në gjyq lidhur me vrasjen që ka ndodhur në tetor të vitit 2004.

Ai ishte arrestuar në aeroportin e Gatwick-ut kur së bashku me familjen e tij po kthehej nga një udhëtim familjar.

Ai vazhdon të thotë se kur kjo vrasja kishte ndodhur ai kishte qenë në Britani dhe nuk kishte asgjë të bëjë me këtë.

Tash dëgjimi në lidhje me ekstradimin e tij u caktua me 9 nëntor të këtij viti në gjyqin Westminster Magistrates Court të Londrës.

Gjatë dëgjimit të fundit gjyqtari lehtësoj kushtet e dorëzanisë kështu që ai tash duhet të lajmërohet në polici vetëm dy herë në javë.

Avokati i Zt Arapit i ka prezantuar gjyqit fakte që dëshmojnë se klienti tij kishte qenë duke punuar në ish-restorantin Cafe Davide, në ditën kur kishte ndodhur kjo vrasje.

Burime dhe lidhëza:
http://www.thisisstaffordshire.co.uk/news/Date-set-murder-case-chef-s-hearing/article-1349320-detail/article.html
http://www.ukalbanians.net/komunitet/kuzhinieri-shqiptar-lirohet-nga-paraburgimi/
http://www.ukalbanians.net/komunitet/kuzhinieri-shqiptar-ende-ne-paraburgim/
http://www.ukalbanians.net/lajme/new-evidence-to-help-an-albanian-chef/