Sipas disa mediave të huaja kërkesat për azil nga shqiptarët e Maqedonisë dhe Serbisë Jugore u rritën dukshëm javëve të fundit, kjo po ndodhë menjëherë pas liberalizimit të vizave për Serbinë dhe Maqedoninë që filloj me 19 dhjetor 2009.

Swissinfo.ch njofton se pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, vetëm në muajin shkurt nga ky shtet kërkuan azil në Zvicër 166 veta, tri herë më shumë së gjatë vitit 2009 dhe nëntë herë më shumë se në janar të vitit 2010.

Uebsajti waz.euobserve.com raporton se një valë e azilkërkuesve shqiptarë e ka kapluar edhe Belgjikën, gjë që nuk është parë që nga luftërat e fundit Ballkanike. Autoritetet belge besojnë se arsyeja e këtij influksi qëndron në varfërinë e skajshme të shqiptarëve të regjioneve të sipërpërmendura por edhe në faktin se në Belgjike ekziston një komunitet i madh shqiptar.

Sipas euobserver.com, arsyeja kryesore prapa kësaj vale të re të imigrimit është varfëria. Familja të tëra si ta zëmë ato nga fshati Likovë i Maqedonisë kanë shitur pasuritë e tyre me qëllim që të emigrojnë në Evropën Perëndimore. Sipas një fshatarit “më mirë është të flesh në një stacion autobusi në Bruksel se sa këtu në Likovë”.

Duket se matrapazët po mashtrojnë këta fshatarë të varfër duke i premtuar atyre se Belgjika do tu japë atyre azil, edhe pse në realitet gjasat për këtë janë shumë të vogla. Por duket se arsyeja qëndron prapa një kombinimi të faktorëve si varfëria ekstreme, neglizhenca shtetërore dhe dezinformimi.

Burime:

http://www.swissinfo.ch/eng/politics/Steep_rise_in_asylum_requests_from_Macedonia.html?cid=8419712
http://euobserver.com/9/29607
http://waz.euobserver.com/887/29593