Vajza tre vjeçe shqiptare, Gina Haziraj, e cila ka shtetësi kanadeze, dhe që vuan nga një sëmundje e zemrës ka gjasa që të deportohet në Kosovë pasi që prindërit e saj nuk kanë shtetësi dhe aplikimi për status refugjati i ka dështuar, shkruhet ne niagarafallsreveiw.ca.

Por Gina ka shtetësi kanadeze, e lindur në Kanada, dhe ajo ka një sëmundje, vrimë në zemër që kërkon operim, tha mjeku i saj.

Tash mjeku i saj dhe avokati i familjes po mundohen që të ndalin kthimin e kësaj familje në Kosovë.

“U befasova pak kur ky rast u refuzua sepse ata do të duhej të merrnin në konsideratë interesin e fëmijës,” tha avokati i tyre Jon Jurmain.

Lidhëza:
http://www.niagarafallsreview.ca/ArticleDisplay.aspx?e=1513821